Boruto: Naruto the Movie
Boruto: Naruto the Movie është film japonezë i vitit 2015 me regji të Hiroyuki Yamashita. Është filmi i njëmbëdhjetë i Narutos nga Masashi Kishimoto. Filmi është publikuar më 7 gusht 2015,[1] ndërsa në DVD dhe Blu-ray është publikuar më 6 korrik 2016.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmi fillon me Sasuke Uchiha i cili është duke luftuar kundër një personit të panjohur. Pas shumë vitesh Naruto Uzumaki bëhet Hija e shtatë e zjarrit i fshatit prej gjethes. Ai u martua me Hinata Hyuga dhe kanë dy fëmijë, Boruto Uzumaki dhe Himawari Uzumaki. Boruto është në skuadrën me vajzën e Sasukes Sarada Uchiha dhe me një djalosh mistrioz me emrin Mitsuki.
Boruto nuk e pëlqen punën e Narutos, pasi që ai qëndron më shumë në zyrë sesa në familjen e tij. Sasuke rikthehet në fshatin e gjethes ku ai e paralajmëron Naruto për një armik shumë të rrezikshëm. Kur Boruto mëson për Sasuken, ai kërkon Sasuken të bëhet mësuesi i tij në mënyrë që të bëhet më i fuqishëm se Naruto. Sasuke e pranon kërkesën e tij me kusht që ai ta bëj Rasenganin që ka mësuar prej Konohamarus.
Gjatë provimit të ninxhave, Boruto ndeshet me Shikadai Nara. Pas ndeshjes, Naruto e vëren se Boruto ka bërë diqka që e thenë rregullat e provimit dhe e shpalli Shikadain fitues. Pas kësaj shfaqen dy njerëz me emrin Kinshiki Otsutsuki dhe Momoshiki Otsutsuki. Qëllimi i tyre është se ata janë pas çakër së Kuramës në mënyrë që ta krijojnë një frutë të çakrës. Naruto Uzumaki sakrifikon vetën në mënyrë që të tjerët të shpëtojnë dhe i thotë Sasukes që ta dërgojë Boruton në një vend të sigurtë. Në mënyrë që ta shpëtojnë Naruton, Sasuke i'u thotë hijeve se ai është në një dimesion tjetër dhe bashkohet me ta për ta shpëtuar. Boruto insiston që t'iu bashkohet atyreve.
Ata e gjejnë Naruton dhe fillojnë të luftojnë kundër armiqëve. Hijet luftojnë kundër Kinshikit, por nuk mundën ta mposhtën. Kështu që Naruto dhe Sasuke fillojnë të luftojnë kundër Momoshikit, por Momoshiki e bën Kinshikin si tabletë dhe e gapërdinë në mënyrë që fuqia e tij të rritet.
Kur Naruto dhe Sasuke e shohin fuqinë e Momoshikit dhe e shohin se nuk ka zgjidhje tjetër, Naruto i'a jep çakrën e tij Borutos për ta bërë Rasenganin. Pas kësaj Borutos e përdorë Rasenganin e padukshme dhe e mposhtë Momoshikin. Pas fitores, Boruto i thotë babait të tij se ai do të bëhet ninxha i cili do t'a mbrojë fshatin prej hijes.
Në fund të filmit, Boruto dhe Sarada e pyesin Mitsukin se kush janë prindërit e tij, ai thotë se Oroçimaru është babai i tij.
Dublimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "BORUTO -NARUTO THE MOVIE- (仮)". www.toho.co.jp. Toho Co.,Ltd. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2016. Marrë më 23 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BORUTO -NARUTO THE MOVIE-". Aniplex. Marrë më 1 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Boruto - Naruto the Movie Staff and Cast". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2015. Marrë më 5 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Boruto -Naruto the Movie- Reveals More Cast". Anime News Network. 5 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uebfaqja zyrtare Arkivuar 2 tetor 2016 tek Wayback Machine (Japonisht)